Punësimi i maqedonasve në konkurset për shqiptarët (VIDEO)

Ministria e Shoqërisë Informatike paralajmëron ndryshime në Ligjin për shërbyesit administrativ dhe Ligjin për nëpunësit në sektorët publik. Kjo bëhet me qëllim largimin e të ashtuquajturit balancer i cili përcakton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike, që në të shumtën e rasteve është vërtetuar se është keqpërdorur.

Rasti i fundit ishte ai me nëpunësen në Drejtorinë për Ekzekutimin e Sanksioneve, ku nëpunësja Biljana Zefiq, duke u deklaruar si shqiptare, ka zënë vendin e punës i cili në konkurs ka qenë i paraparë për shqiptar. Damjan Mançevski paralajmëroi komisionin ndër-resorësh i cili do t’i rekomandojë institucioneve përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Komisioni për Vlerësim nuk do të ketë kompetenca të zgjeruara, por kandidatët gjatë intervistimit do t’i nënshtrohen një procesi më të detajuar, duke larguar mundësinë që të keqpërdoret hapësira ligjore për t’u deklaruar me etni tjetër me qëllim që të zihet vendi i punës.

Edhe pse raste të tilla si ai me Biljana Zefiq janë të shumta, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Agjencia i Administratës nuk do t’i hetojnë rastet e tilla për faktin që mungon mundësia ligjore e cila sanksionon një manipulim të tillë. Rasti i Zefiq nuk është i pari. Fenomeni flet për keqpërdorime të shumta ku maqedonasit deklarohen si shqiptarë dhe anasjelltas. Madje deklarime të rrejshme janë regjistruar edhe në situata kur maqedonasit janë deklaruar si romë, turq, vlleh, boshnjak dhe serb me qëllim që të fitojnë vendin e punës.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu