Punëtorët në protesta për “Jugohrom”

Sindikata e të punësuarve në kombinatin metalurgjik “Jugohrom”, do të protestojnë kundër “ndalimit të paarsyeshëm të punës në kombinat”.

Sipas agjedës së protestës, në orën 12:00, punëtorët do të mbajnë protesta paqësore në Shkup dhe do të bllokojnë lëvizjen e automjetve në udhëkryqin para pallatit gjyqësor.

Punëtorët pritet të dorëzojnë një letër kundër vendimit për shkyçjen e furrave të kombinatit në Inspektoriatin e Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Ndërkohë, kujtojmë se “Jugohrom” e ndërpreu zyrtarisht punën rreth tre javë më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu