Putin nuk “vjedh” dot Krishtlindjet e Ukrainës, në qendër të Kievit ngrihet pema pa drita

Ukraina do të krijojë një atmosferë festive, pavarësisht se vendi ndodhet në luftë dhe Rusia godet infrastrukturën ditë pas dite.

Gazetari Illia Ponomarenko i Kyiv Independent ka bërë me dije se kryesore e Krishtlindjes e Kievit po vendoset sot, vetëm një ditë pasi forcat ruse kryen një valë tjetër sulmesh masive në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin.

Siç është thënë më herët, pemët e Krishtlindjeve nuk do të kenë drita, për shkak të mungesës së energjisë si pasojë e goditjes së infrastrukturës kritike nga Rusia

“Ndërkohë, pema kryesore e Krishtlindjeve e Ukrainës është duke u instaluar, si gjithmonë, në sheshin Sofiyska në Kiev. Nuk ka treg Krishtlindjesh këtë herë… por ju mund t’i karikoni pajisjet tuaja në atë vend”, shkruan gazetari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu