Putin sfidon Biden: Rusia me tjetër sulm kibernetik ndaj SHBA-së

U mësua se dy sulme kibernetike janë kryer nga agjencia ruse e inteligjencës SVR në fund të javës së kaluar që është sulmi i fundit ndaj entiteteve amerikane në periudhën Biden.

Kompania Synnex e kontraktuar nga Partia Republikane supozohet se është sulmuar nga hakerë rusë që cak kishin Komitetin Kombëtar Republikan që sipas raporteve kanë dështuar përsëri.

Treguesit e hershëm janë se sulmuesit janë të agjencisë së inteligjencës SVR të Rusisë” ka raportuar gazeta amerikane The New York Times. “Sulmi kibernetik ndaj partisë republikane është i dytë me origjinë në dukje nga Rusia që bëhet publik në ditët e fundit, dhe ishte e paqartë të martën vonë nëse të dy këto sulme janë të ndërlidhura.

Shefi i personelit të partisë republikane Richard Walters ka thënë se hakerët e inteligjencës ushtarake ruse nuk kanë arritur t’i qasen dokumenteve dhe se po punojnë me autoritetet federale rreth çështjes.

Presidenti i SHBA’së Joe Biden nuk dukej bindës në përgjigjet e tij rreth sulmeve ndaj entiteteve të SHBA’së që kanë ndodhur gjatë pushtetit të tij.

“Mund të ju them disa gjëra. Se jam njoftuar nga ekipi i sigurisë kombëtare këtë mëngjes” ju tha ai reporterëve mëngjesin e të martës kur u pyet nga reporterët për sulmet e fundit. “Si duket ka shkaktuar dëm minimal ndaj bizneseve amerikane, por ne ende po mbledhim informacion për gjithë nivelin e sulmit. Dhe do të kem edhe më shumë për të thënë për këtë çështje. Në ditët në vazhdim, ne do të kemi informacion më të detajuar. Kjo është ajo që mund t’ju tregoj tani, ndihem mirë për aftësinë tonë të, ëëë…

Pastaj presidenti Biden u kthye dhe e lëshoi konferencën për shtyp dhe nuk ju përgjigj pyetjeve nëse Presidenti i Rusisë Vladimir Putin po e sfidonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu