Putini dërgoi sozinë e tij për të vizituar Mariupolin? Publikohen imazhe që lënë vend për dyshime

A e vizitoi vërtetë presidenti rus Vladimir Putin Mariuopolin, apo ishte sozia e tij? Është kjo pyetja që ngre media Sky News e cila citon disa ekspertë ndërkombëtarë që thonë se shanset që Putin të ketë dërguar sozinë e tij janë të mëdha.

Këshilltari i Ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet “Putini në tri versione”. Komentet në rrjetet sociale nga ndjekësit kanë qenë të shumta.

“Cili mendoni se është i vërteti?”, ka shkruar Gerashchenko në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Twitter.

Udhëtimi i Putinit në Mariupol ishte i pari në territorin e pushtuar që nga fillimi i agresionit vitin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu