Putini ka ende miq në NATO: Diplomati amerikan është i indinjuar nga afërsia e Erdoganit me presidentin rus

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin vazhdon të ketë marrëdhënie miqësore me liderë të caktuar të vendeve anëtare të NATO-s, jo vetëm me kolegun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, por edhe me liderin e një vendi tjetër, ka shkruar ish-përfaqësuesi i SHBA-së në aleancën perëndimore Ivo Dalder, në një artikull për “Politico”, transmeton InfoShqip.

Erdogan nuk është i vetmi lider i vendeve anëtare të NATO-s që ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Putinin. “Le të kujtojmë ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi, i cili dha dorëheqjen disa vite më parë, apo kryeministrin aktual hungarez Viktor Orbán”, tha Dahler.

Ai gjithashtu kritikoi Erdoganin për blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-400.

Ai është i vetmi lider i NATO-s që bleu sisteme të avancuara raketore të mbrojtjes ajrore nga Rusia në vend të pajisjeve perëndimore që mund të integroheshin në rrjetin e mbrojtjes ajrore të NATO-s”, theksoi ish-përfaqësuesi i SHBA-së në aleancën perëndimore.

Së fundi, Dalder dënoi liderin turk për refuzimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për operacionin special në Ukrainë.

Në fund të javës së kaluar, Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan patën një takim në Soçi.

Ata rikonfirmuan angazhimin e tyre për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe, ndër të tjera, ranë dakord që dërgimi i gazit rus përmes Turqisë të paguhet pjesërisht në rubla./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu