Putini synon një bashkëpunim më të fortë ushtarak me Pekinin

Presidentët e Rusisë dhe Kinës zhvilluan një video-konferencë. Shefi i Kremlinit Putin e ftoi Xi për vizitë shtetërore në Moskë.

Në një video-telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi gatishmërinë e tij për të forcuar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve. “Ne duam të forcojmë bashkëpunimin midis forcave të armatosura të Rusisë dhe të Kinës,” i tha Putin Xi.

Putini e quajti presidentin kinez “mik të dashur” dhe njoftoi se Xi do të vinte në Moskë për një vizitë shtetërore në pranverë. Putini vlerësoi përpjekjet e Moskës dhe Pekinit për të kundërshtuar presionin nga Perëndimi. “Në sfondin e presionit dhe të provokimeve të paprecedenta nga Perëndimi, ne po mbrojmë pozicionet dhe parimet tona”, tha Putini.

Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, Xi theksoi në bisedë se Rusia dhe Kina koordinojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë për çështje ndërkombëtare. Ndërkohë, të dyja palët në konflikt duhet të respektojnë autoritetin e Kombeve të Bashkuara dhe statusin e së drejtës ndërkombëtare.

Putini dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me PekininPutini dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me Pekinin

Xi tha se rruga drejt bisedimeve për paqe për Ukrainën nuk do të jetë e lehtë dhe se Kina do të vazhdojë të mbajë “qëndrimin e saj objektiv dhe të drejtë” ndaj konfliktit.

Kina po përpiqet të pozicionohet si neutrale në konflikt, por i ofron mbështetje diplomatike aleatit të saj strategjik Rusisë.

Putini dëshiron bashkëpunim në nivel ushtarak

Putini dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me Pekinin në nivel ushtarak dhe teknik. “Ne kemi pikëpamje të njëjta për shkaqet, rrjedhën dhe logjikën e ndryshimit të vazhdueshëm në peizazhin gjeopolitik global,” tha shefi i Kremlinit.

Manovë e përbashkët detare ruso-kineze në Detin e Kinës LindoreManovë e përbashkët detare ruso-kineze në Detin e Kinës Lindore
Për shkak të sanksioneve që vendosën vendet perëndimore ndaj Rusisë pas luftës agresore ndaj Ukrainës, Moska dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Pekinin dhe po hedh vështrimin edhe në tregje të tjera energjie në Azi.

Muajt e fundit Rusia dhe Kina kanë zhvilluar disa stërvitje të përbashkëta ushtarake, ndër to edhe një stërvitje detare tä zhvilluar këtë javë në Detin e Kinës Lindore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu