Pyetja publike e Isa Mustafës për deputetët e LDK-së që votuan kundër qeverisë Hoti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar vizitën e presidentit Thaci tek deputeti Haxhi Shala, për të kërkuar votimin e qeverisë Hoti, ashtu siç është diskutuar tash e një javë, shkruan Gazeta Blic.

Mustafa ka thënë se nuk mendon që Thaci ka pasur ndonjë rol në këtë cështje, për shkak se sipas tij, ai e ka ditur se qeveria Hoti do të formohet.

Madje, thotë se ka parë një rol të dëmshëm tek deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë votuar kundër formimit të qeverisë Hoti.

Tutje, Mustafa ka shtuar një pyetje për ta: Nuk e di unë se çka dëshirojnë ata që nuk e votojnë qeverinë e vetë.

“Unë mendoj që zotëri Thaci nuk ka pasur rol në formimin e qeverisë, sepse ai nuk e ka ditur se cilët deputetë nuk do e votojnë qeverinë. Unë po flas për vete, që unë nuk e kam ditur për disa deputetë brenda LDK-së, që nuk do ta votojnë qeverinë Hoti. Unë nuk e kam ditur që zotëri Fatmir Rexhepi nuk do e votojë qeverinë. E kam ditur për zonjën Osmani dhe zotërin Avdyli nuk do ta votojnë – sepse janë deklaruar me kohë. Sa i përket asaj që ka shkuar të Haxhi Shala, unë nuk e kam ditur fare. As që më ka interesuar kjo gjë sepse unë e kam ditur se qeveria do të formohet. Mirëpo, ka pasur gjëra që njëmend nuk i kemi pritur. Unë nuk kam ditur që Donika Kadaj do të votojë kundër. Prandaj, nuk mendoj që zotëri Thaci nuk ka pasur rol në këtë cështje. As nuk e shoh si rol të dëmshëm. Unë e shoh rol të dëmshëm prej deputetëve të LDK-së, të cilët kanë votuar kundër. Nuk e di unë se cka dëshirojnë ata që nuk e votojnë qeverinë e vetë”, ka thënë Mustafa në një intervistë për televizionin publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu