Qafë Thana me një sportel, nga sot hiqet kontrolli i dyfishtë

Nga sot në pikën kufitare në Qafe Thanë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do ketë vetëm një sportel. Ai do të jetë i përbashkët dhe në këtë mënyrë do u kursehet kohë qytetarëve, pasi do kryejnë vetëm një kontroll.
Ceremonia e hapjes së sportelit të përbashket, do zhvillohet sot në orën 11:00 të paradites, me praninë e kryeministrave Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Kjo është një ndër nismat rajonale që lehtëson lëvizjen në Ballkan.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po punojnë për ndërtimin e korridorit 8 një veper që përfshin një autostradë, e cila do të zhvilloje më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Ndërkaq vetëm disa ditë më parë u nënshkrua protokolli i fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Modeli kufitar “One – Stop – Shop” ishte një nga pikat që u ra dakord në vitin 2019 mes dy qeverive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu