As që e kisha idenë se isha shtatzënë

“Nuk kisha asnjë ide që isha shtatzënë”. Janë këto fjalët e Jackie Owings, një vajzë 22- vjeçare angleze nga North Yorkshire, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa shtatzëninë e kuptoi vetëm pak javë para lindjes.
Jackie tregon se kishte bërë edhe pushime në plazh kur ishte pesë muajsh shtatzënë dhe nga ky moment ka edhe një fotografi selfie me bikini, por në të nuk dukej asnjë shenjë nga barku i rrumbullakosur.
Vajza tregon se nuk dinte asgjë për shtatzëninë, por se shkonte normalisht në plazh, në festat e natës dhe kudo.
Trupin e kishte të hollë dhe ciklin e kishte të rregullt, duke mos pasur në asnjë moment dyshime se mund të ishte shtatzënë.
Ishte krejtësisht e pavetëdijshme se priste të bëhej nënë, deri në momentin kur në 12 shtatorin e kaluar, teksa ishte në punë si bariste i plasën ujërat.
Tashmë Jackie e tregon duke qeshur historinë e saj se si u bë nënë në pak orë dhe i dashuri i saj Jack Ince 23 vjeç, baba.
“Kur solla në jetë Edward, as që e besoja. Kur më plasën ujërat mendova se nuk mund të bëhesha nënë pasi jam një vajzë e vogël. Por u lumturova menjëherë sapo mora djalin në krahë. Ndihesha në faj për pushimet e çrregullta, por as që e kisha idenë se isha shtatzënë”, tregon Jackie,transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu