Përleshjet dhe trazirat në parlament ditën e sotme duket se kanë nxjerrë në pah një anë të panjohur të Zonjës së Parë të vendit, e cila u shfaq duke hequr këpucët dhe duke qëlluar Kryeministrin Edi Rama.
Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka sulmuar Ramën edhe verbalisht, duke e quajtur plehrë dhe duke deklaruar se ai është futur tashmë në gjak me rininë.
Por e ftuar në “Tonight”, ajo ka shpjeguar pse vendosi të qëllonte Kryeministrin me këpucë në mes të parlamentit.
Sipas saj gjithçka ndodhi për fajin e zotit Rama:
Pse duhej shkelur Kushtetuta sot? Është një arrogancë e z. Rama për t’u thënë shqiptarëve që unë nuk pyes për ju, ose jeni skllevërit e mi dhe unë e di se çfarë do të bëni. Manipulimi është i jashtëzakonshëm”.
Kryemadhi ka komentuar edhe deklaratën e Ambasadës Amerikane pas përleshjeve në Parlament, duke thënë se e sheh si një reagim në mbështetje të opozitës.
Por ajo ka lëshuar gjithashtu akuza të forta në drejtim të Kryeministrit.










