Qëndrimi i Zaevit për gjuhën shqipe dëshpëron shqiptarët

Lideri i Opozitës, Zoran Zaev arriti të marrë rreth 70 mijë vota nga shqiptarët në zgjedhjet e fundit.

Kryesisht njerëzit e kishin votuar atë për deklaratat e matura në raport me ta dhe mbi të gjitha premtimin për dygjuhësinë.
Në fakt, këtë premtim e dha edhe në zyrat e BDI-së përpara se deputetët e Ali Ahmetit t’ia jepnin votën.

Por sot në konferencë për media, ai ka folur ndryshe. Ka folur për një ofertë shumë më të varfër.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev para disa ditëve në selinë e BDI-së u gjunjëzua para Ali Ahmetit dhe pranoi gjithçka sa i përket gjuhës shqipe.

Ai pranoi që edhe në bankënota të jetë dygjuhësia, ndërsa sot në konferencë për shtyp bëri të qartë se në Maqedoni nuk do të ketë gjuhë të dytë zyrtare dhe as që në banknotat nuk do të jenë edhe në gjuhën shqipe, e as që uniformat do të jenë në dygjuhësi.

Ai, pyetjes së gazetarit rreth dygjuhësisë iu përgjigj se ekspertët kushtetues kanë vlerësuar se bankënotat përdoren në tërë Maqedoninë, prandaj figurimi i një gjuhe tjetër në to do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Të njëjtën gjë Zaev tha se e kanë konstatuar ekspertët edhe lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në uniforma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu