Policia dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë, po testojnë “qentë special” të dizajnuar dhe të klonuar për nuhatje të eksplozivëve dhe drogërave.
Tre ‘Malinoisët e Belgjikës’, janë klonuar nga një profesor nga Koreja e Jugut, i cili thotë se qëllimi i tij është që një ditë të kthejë mamuthin e zhdukur Siberian.
Dr. Hwang Woo Suk, i’a ka dhuruar qentë që kushtonin secili 100.000$ shërbimeve sekrete FSB së në Yakutia e quajtur ndryshe edhe Republika Sakha, regjioni më i ftohtë i botës.
Ky është regjion i Siberisë ku koleksionoheshin mostra nga zhdukja e mamuthëve. Qentë u promovuan në Muzeun e Mamuthëve, në kryeqytetin e Yakutskit.
Ata i’u dorëzuan Shoqërise Historike Ushtarake të Rusisë për t’i vendosur për nevojat e zbatimit të ligjit, transmeton InfoShqip.com
Drejtori i Muzeut ka thënë se këto qen janë rikrijuar nga qelizat e qenit ë të mirë nuhatës Korean, duke trashëguar aftësitë e tyre unike. Ata do të jenë qentë e parë të klonuar të shërbimit Rus.
Këto qen janë të veçantë dhe janë trajnuar dhe është shumë e vështirë të zgjedhësh më të mirin për shkak të aftësive dhe talentit të tyre tha dr Grigryev.
Shoqëria Hisorike Ushtarake në bashkëpunim me policinë Ruse dhe shërbimet speciale kanë siguaruar qetë e porositur. /InfoShqiqp.com















