Qeveri e pasigurtë ose zgjedhjet të reja?

Derisa pritet vendimi i Gjykatës Administrative, analistët thonë se të gjitha variantet janë të hapura, nga qeveri e dobët nga VMRO-DPMNE dhe BDI, deri në të rrezikshme me mospranim të rezultatit, siç paralajmëroi Gruevski, i cili tha se mund të vij deri në prishje të stabilitetit, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton FLAKA.info

Në vend të zgjidhjes së krizës me zgjedhjet, përkeqësimin që e sollën rezultatet, por edhe reagimet dhe deklarimet e VMRO-DPMNE-së hapin disa variante për zgjidhje të mundshme, por ë gjitha nuk janë përfundimtare. Situata do të sqaroheshme pak më shumë pas vendimit të Gjykatës Administrative për paditë që i deponuan LSDM dhe VMRO-DPMNE për vendimet e KSHZ-së, thotë Nikolla Dujovski, profesor në Universitetin Shën Klimenti Ohrit.

“Formimi i qeverisë nga cilado qoftë parti politike, qoftë nga VMRO-DPMNE ose nga LSDM, do të jetë shumë e vështirë. Qeveri e tillë, pavarësish cila do ta fomojë, poashtu do të jetë shumë e dobët dhe do të mbahet vetëm për rrënjët e shumicës. Ajo nuk do të ndikojë vetëm në ditët e formimit të qeverisë së re, por do të reflektojë edhe më tej në punën e qeverisë dhe të kuvendit”, thotë Dujovski.

Vendimi i Gjykatës Administrative, sipas afateve, pritet të bëhet i ditur deri nesër në mesnatë. Nëse nuk ka rivotim, atëherë VMRO-DPMNE dhe BDI mund të formojnë qeveri. Ajo, sipas numri të fituar të deputetëve, do të kishte aq sa duhet për të patur shumicën, gjegjësisht 61. Por, në media tanimë ka zëra se një pjesë e deputetëve të BDI-së janë kundër koalicionimit me partinë e Gruevskit, e kështu analistët prognozojnë se në rast të tillë do të rritet çmimi partive të vogla dhe të vet deputetëve, e kështu do të rriten edhe apetitet e individëve.

Qeveri e tillë shumë lehtë mund të bjerë, prognozon analisti Xhelal Neziri, i cili mendon se në rast të tillë do të shkoheshte sërisht në zgjedhje parlamentare, së bashku me ato lokale.

“Ajo do të nënkuptojë se kemi qeveri shumë jo stabile e cila nuk do të mund ti realizojë reformat e nevojshme, e cila do të jetë në goditje të fuqishme të opozitës tanimë të forcuar. Nuk besoj se një qeveri e tillë me vetëm 61 deputetë do të mund të funksionojë”, thotë Neziri.

Në rast të dryshimit të mandateve të fituara deputetësh, ekziston mundësia që Gruevski të mos mund të fomojë qeveri për shkak të rrefuzimit eventual të Ahmetit që të hynë në koalicion qeveritarë. Në këtë rast, pas 20 ditëve kur presidenti do t’ia dorëzojë mandatin Gruevskit e ai nuk do të arrijë të fomojë qeveri, atëherë mandati do të duhet ti jepet partisë së dytë sipas rezultateve e dalur nga zgjedhjet, gjegjësisht LSDM-së. Zaev atëherë do të duhet patjetër të hy në koalicion me BDI-në, por edhe me një parti tjetër shqiptare që të ketë shumicë prej 61 deputetësh.

Skenari tjetër është që Gjykata Administrative të vendos për rivotim. Për këtë sipas qëndrimeve nga VMRO-DPMNE, ata nuk do të marrin pjesë, nuk do ti pranojnë rezultatet, nuk do të lejojnë Zaev të fomojë Qeveri dhe nuk do të lejojnë funksionim të institucioneve.

I mundshëm është edhe skenari për koalicion të zgjeruar, por mendimet janë të ndara se sa ajo do të mund të realizohet në këto momente në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu