Qeveri mes LSDM, BDI dhe LR-PDSH-së?

Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në Maqedoni, LSDM-ja mori 428.683 vota, që i bie 49 deputet dhe BDI-85.774, me 10 deputet ndërsa LR-PDSH-ja me 3 deputet.

Ekspertët tregojnë se Bbshkimi i këtyre partive mund të sjellë krijimin e një qeverie të mundshme dhe më pak stabile sipas disa ekspertëve.

Një koalicion mes VMRO-së me 51 deputet dhe BDI-s 10 deputet që i bie 61 deputet që është një qeveri jo stabile dhe shteti mund të hy sërish në krizë të thellë politike.

Të gjitha kombinimet tjera nuk nxjerrin rezultatet e duhura për një qeveri stabile.

Këto zgjedhje do të mbahen mend pasi shqiptarët dënuan të gjithë liderët politik shqiptarë, duke ia dhënë votën LSDM-së së Zaevit dhe VMRO-së së Gruevskit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu