Qeveria e Përzhinës shkon në histori

Qeveria e Përzhinës shkon në histori – me marrjen e sotme të vërtetimeve për mandatet për deputetë nga KSHZ-ja, ministrat e opozitës dhe zv.ministrat plotësues janë shkarkuar sipas ligjit në fuqi. Nesër sipas paralajmërimeve do të bëhet edhe pranim-dorëzimi në kabinetet, transmeton FLAKA.mk

Funksionin ministër në MPB nga Oliver Spasovski do ta marrë Agim Nuhiu nga BDI, kurse prej Remenskit Ibrahim Ibrahimi. Pa funksion mbeten edhe Oliver Andonv, Dime Spasov dhe Kire Naumov si zv.ministra plotësues.

Kjo përbërje qeverisëse u arritë gajtë marrëveshjes së Parzhinës. Fillimisht me punë filloi në nëntor të 2015-tës, kurse me shtyerjen e zgjedhjve ata u shkarkuan, që më pastaj me marrëveshjen e re të zgjidhen sërisht. Në përputhshmëri me këtë marrëveshje dorëheqje dha edhe kryeministri Nikolla Gruevski, kurse në vend të tij u zgjodhe Emil Dimitriev. Për dallim nga ministrat e vjetër, Gruevski nuk u kthye në funksionin e tij, kur u prolonguan zgjedhjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu