Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, pritet të takohet me presidentin e Maqedonisë, Gjeorge Ivanov.
Zhbogar ka arritur tashmë në vilën e presidentit, por ende nuk dihet arsyet e këtij takimi.
Megjithatë, bazuar në ngjarjet e fundit në Maqedoni, pasi Gruevski dështoi në formimin e Qeverisë, tashmë Ivanov është në pritje të njoftimit zyrtar nga parlamenti që nuk ka qeveri të re, për t’ia dorëzuar partisë tjetër që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor në Maqedoni.
Nga ana tjetër, Zoran Zaev, gjatë një deklarate për shtyp ka thënë se është në pritje të marrjes së mandatit nga ana e presidentit Ivanov, ndërsa nga BE-ja kanë thënë që Qeveria e re të formohet sa më parë. /albeu