Qeveria e re në takim tek Presidenti Pendarovski, Zaev flet me përkushtim ndaj masave ekonomike

E tërë përbërja e re qeveritare sot pati takim të veçantë me Presidentin e vendit Stevo Pendarovski. Siç informon INA kryeministri Zaev ia prezantoi të gjithë ministrat shefit të shtetit. Ai u zotua më pa së qeveria e re nën drejtimin e tij fokus kryesor do të ketë masat ekonomike dhe do të vazhdojë të merret intensivisht me pandeminë.

“Reforma në institucionet fillon pikërisht me këtë përbërje qeveritare. Ajo do të ketë shtatë ministri më pak për më shumë punë efikase në interes të qytetarëve. Po vjen koha e rendit, drejtësisë dhe disiplinës. Është koha për pastrimin e gjyqësorit sundimit joselektiv të drejtësisë, veting të plotë të funksioanrëve”, ka thënë Zaev.

Ndryshe, Ministrat shqiptarë në krye me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministrin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi kishin një takim të përbashkët para se të shkojnë tek Presidenti Pendarovski, me çka u zotuan së për të gjitha çështjet do të punojnë bashkërisht në Qeverinë e re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu