Qeveria Kurti nuk ndalet, shkarkoi sekretarë të ministrive dhe bordin e drejtorëve të Telekomit

Kabineti qeveritar i kryesuar nga kryeministri Albin Kurti morën vendim që gjithë sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganzimi, do të kalojnë në listën tepricë, ose të ricaktohen në pozitat ekuivalente.

“Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura nga riorganizimi, sipas vendimit numër 145 të datës katër shkurt të vitit 2020 të Kuvendin të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë, kalojnë në listën tepricë sipas legjislacionin në fuqi për shërbimin civil. Pika dy, sipas pikës një të këtij vendimi, ministritë e prekura nga riorganizimi janë Ministria e Punëve të Jashtme d he Diasporës. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Transfereve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministria Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit. Pika tre, Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë mundësinë e ricaktimit në pozita ekuivalente, apo do t’i trajtojë sipas rregullimit ligjor për nëpunësit tepricë në pajtim me ligjin në fuqi… Zotëri Izedin Bytyqi në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 19 shkurt 2020 i është vazhduar mandati… Si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ricaktohet si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientin”, u shpreh Kurti.

Qeveria ka shkaruar edhe Bordin e drejtorëve në Telekomin e Kosovës, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për një vendim të tillë. “Sipas nenit 19.3 Qeveria duhet të i shkarkojë drejtorët menjëherë, nëse ka arsye për të besuar se kanë shkelur detyrat financiare. Duke pasur parasysh raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në faqet 9-10 dhe 20 deri në 27, Qeveria vëren se drejtorët kanë lejuar shpenzime të tepërta, punësime e gradime pa kriter. Si dhe kontrata për mallra dhe shërbime në kundërshti me nevojat dhe zotimet e ndërmarrjes, për ulje shpenzimesh dhe rritje të hyrash. Rrjedhimisht Qeveria konstaton se ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat financiare, për çka duhet të shkarkohen. Përfundimisht pika katër e rezultues së Kuvendit të Kosovës, gjithashtu kërkonte shkarkimin e drejtorëve të Kosovës”, theksoi kryeministri Kurti. Qeveria në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar edhe vendimin e mëhershëm, ku ministrat dhe zëvendësministrat përfitonin mjete financia re pas përfundimit të mandatit. Koalicioni qeverisës shfaqi dallime në mënyrën e ndarjes së mjeteve financiare për KQZ-në në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Podujevës. Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, po ashtu vendosi që të ndryshohet rregullorja për fushat e përgjegjësisë në Zyrën e Kryeministrit dhe ministrive tjerë. Me anë të kësaj do t’i shtohen kompetencat kryeministrit dhe do të ketë kod të ri të mirësjelljes për të emëruarit politik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu