Qeveria miratoi propozimin për prokuror të ri, tani fjalën e ka Kuvendi

Qeveria në seancën e djeshme e miratoi përfundimin që ti propozojë Kuvendit të publikojë shpallje për Prokuror Shtetëror Publik. Por pasi që Kuvendi është në pushim kolektiv, tani për tani nuk ka përgjigje nga atje se kur do të bëhet shpallja.

Pasi të jetë e publikuar shpallja kandidatët kanë 15 ditë afat për paraqitje. Ndërsa Këshilli I Prokurorëve Publik ka afat gjithashtu prej 15 ditëve për të dhënë mendim për secilin prej kandidatëve.

Qeveria në seancë duhet të zgjedh një kandidat të cilin ia propozon Kuvendit për votim, me 61 vota të deputetëve emërohen Prokurori I ri./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu