Qeveria në Maqedoni vendos masa më të shtrënguara, ndalesa dhe kufizime

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur sonte ka pranuar disa nga msaat e propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Me këto masa ndalohet muzika live e këngëtarëve dhe Di-xhej nëpër restorante, kafeteri, dhe objekte tjera hotelierike, kufizim të zërimit të muzikës deri në 55 decibel dhe zvogëlim të nurmit të personave në një tavolinë nga 12 që ishte deri tani vetëm në 4 veta.

Kjo u konfirmua edhe nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipce. “Konfirmojmë po ashtu se diskoklubet dhe klubet e natës nuk do të kenë leje për të punuar”, tha ministri i shëndetësisë.

Sipas tij, këto masa janë të arsyeshme dhe se ato duhet të implementohen. “Gjithashtu ne gjithsesi po ndjekim situatën dhe më tej nëse ka nevojë kemi plan edhe për kufizime të tjera plotësuese, nëse do të na imponohen”, tha Filipce.

Ai shtoi se kjo valë e re e infektimeve me koronavirus është e pritur dhe ashtu sic ishte paralajmëruar gjatë vjeshtës pas pushimeve verore.

“Kemi rritje të numrit të rasteve nga të gjitha grupmoshat mbi 20 vjet, nuk ka rritje të numrit të rasteve nga grupet e moshave prej 10 deri 20 dhe nën 10 vjet. Numri më i madh i infektimeve është nga moshat prej 20 deri 30, thuajse 50% dhe një shifër më pak është e moshave prej 50-60 vjet”, theksoi Filipce.

Ministri i shëndetësisë paralajmëroi se nga masat e mundshme është kufizimi i punës së disa subjekteve ekonomike, kufizimi i numrit të personave në transportin public si dhe masa për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura.

Ai shtoi se këto masa dhe të tjera po mendohen të aplikohen në periudhën e mëvonshme të vjeshtës, kur pritet përhapja e gripit sezonal, nga ftohja e motit dhe rritja e ndotjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu