Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se do të sigurojë energji elektrike më të lirë edhe për kompanitë e industrisë ushqimore.
Këto masa u ndërmorën gjatë mbledhjes së djeshme qeveritare kur u vendos ulja e çmimit të energjisë edhe për shkollat dhe ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit me qëllim uljen e çmimit të produkteve bazë ushqimore dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor në periudhën e ardhshme dimërore, përcjell INA.
Vendimi për industrinë ushqimore do të përfshijë rreth 200 kompani.
Nëse masat e reja nuk ulin çmimin e produkteve ushqimore bazë, qeveria do të zbatojë mekanizma të tjerë, pra ngrirjen e çmimeve.
Në një konferencë për media të djeshme, kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi se kompanitë do të furnizohen me rrymë 80 euro për megavat orë dhe me këtë vendim Qeveria pret që të ndikojë në stabilizimin e çmimit final të produkteve ushqimore bazë.