Qeveria nuk ka numër të saktë të të rinjve që lëshuan Maqedoninë

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Mile Boshnjakovski sot në konferencë për shtyp deklaroi se qeveria po punon për të kthyer të rinjtë që janë larguar nga Maqedonia.

Ai tha se qeveria nuk posedon të dhëna të sakta në lidhje me numrin e qytetarëve që e kanë braktisur vendin.

“Qeveria e kaluar kishte disa masa, por fakt është se demografia nuk mund të përmirësohet për dy vite. Për fat të keq nuk kemi informacione se sa është numri i të rinjve që janë shpërngulur. Ne si qeveri punojmë me përkushtim që të rinjtë t’i kthejmë në Maqedoninë e Veriut”, tha Boshnjakovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu