Qeveria mbrëmë ka mbajtur seancë maratonike e cila ka zgjatur rreth 6 orë. Në këtë seancë janë sjellë disa vendime mjaftë të rëndësishme, mes tjerash edhe vendimi për pranimin e tekstit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, njofton InfoShqip.
Përveç këtij vendim, Qeveria gjithashtu e ka kthyer çmimin e lirë të energjisë elektrike gjatë ditës.
Në qeveri gjithashtu u vendos që të mbrohen qytetarët nga marrëveshjet financiare me menaxherët si dhe të mbulohen dëmet në bujqësi.
Ende nuk dihet nëse 5 kërkesat e parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së janë të përfshira në tekstin e marrëveshjes dhe se çka konretisht përmban kjo marrëveshje.
Nga qeveria për InfoShqip njoftuan se gjatë ditës do të dalin me konferencë për shtyp në lidhje me këtë temë./InfoShqip.com










