Qeveria publikon listën e kompanive që nuk i kanë paguar pagat

Qeveria ka publikuar listën e 245 kompanive që morën ndihmë shtetërore për pagat e nëntorit, por që nuk iu paguan pagat gati 800 punonjësve.

Dyqanet, kompanitë e ndërtimit, fabrikat e tekstilit dhe hotelet janë disa nga kompanitë në këtë listë. Punëdhënësit kanë një afat prej shtatë ditësh të dhënë nga DAP, për pagimin e rrogave, pas së cilit do të pasojë pagesë e detyruar, nga ata të cilët, pavarësisht afatit nuk do të lëshojnë pagën.

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë do të kërkojë gjithashtu përgjegjësi penale për këta punëdhënës të cilët kanë mbajtur për vete ndihmën shtetërore duke ngritur akuza në Prokurorinë Themelore Publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu