Qeveria Rama për raportin e PE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE-së

Qeveria shqiptare ka mirëpritur miratimin e raportit për progresin e Shqipërisë nga Parlamenti Evropian për periudhën 2023–2024, duke e cilësuar si një konfirmim të rëndësishëm të rrugëtimit europian të vendit.

Në një reagim zyrtar, Kryeministria thekson se raporti i PE-së është një vlerësim politik dhe institucional që njeh përparimin e Shqipërisë në reformat kyçe.

“Qeveria mbështet gjuhën inkurajuese të raportit dhe pasqyrimin objektiv të reformave, si dhe arritjet e Shqipërisë në këtë proces”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Në reagim nënvizohet përkushtimi i palëkundur i qeverisë për të vijuar më tej reformat, veçanërisht në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe modernizimit të shtetit.

“Qeveria riafirmon përkushtimin e palëkundur për të përshpejtuar më tej ritmin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për të bashkëpunuar ngushtë dhe efektivisht me institucionet e BE-së”, përfundon deklarata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu