Qeveria shqiptare hesht, a ka marrëveshje të fshehtë kryeministri Rama me Athinën?

Presidentja e Greqisë miraton dekretin: Zgjerohemi me 12 milje në detin Jon. Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miraton dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ky është një mesazh që Athina zyrtare i dërgon Turqisë, dhe në këtë mënyrë i hapet rruga dhe zgjidhjes së konfliktit me Shqipërinë, që mbahet pezull që nga viti 2009, pas rrëzimit të marrëveshjes nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Zgjerimi i ujërave territoriale në rajonin e Jonit, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për Ligjin e Detit, përkthehet automatikisht, sipas mediave greke, në një Zonë Ekonomike Ekskluzive (EEZ), pra në një zonë detare në të cilën një shtet ka të drejtë të hulumtojë ose shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Në të njëjtën kohë, vizatimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugë që çështja mes Shqipërisë dhe Greqisë të mund të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Kjo është rruga për të cilën palët kanë rënë dakord në një takim të mbajtur në Tiranë, mes kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Kjo marrëveshje e heshtur e kryeministrit Rama me Greqinë, është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetutese të Shqipërisë, e nxitur nga lobet ndërkombëtare me influencë helene, që mbështetin Ramën dhe nga oligarkët shqiptarë, që janë aksionerë në operacionet e kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës dhe gazit në detin Jon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu