Në Seancën e 60-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratua Protokoll për masat parandaluese për të gjithë vendet e punës, transmeton Portalb.
“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme e miratoi Protokollin për masat parandaluese për gjithë vendet e punës për të parandaluar bartjen e Kovid-19, që vlejnë për gjithë vendet e punës dhe gjithë njerëzit në vendet e punës, siç janë punëdhënësit, udhëheqësit, punëtorët, kontraktuesit, klientët dhe vizitorët”, raportojnë nga Qeveria.
Protokolli ka të bëjë me higjienën dhe mbrojtjen personale, pajisjet, rekomandimet për higjienën e frymëmarrjes dhe distancën fizike në hapësirat e punës, si dhe reduktimin e udhëtimeve në lidhje me punën.
Gjithashtu në seancën e sotme u miratua Dekreti për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen në vazhdimësi për operacionet humanitare dhe misionet ndërkombëtarë në NATO, Dekret për transportin në komunikacion rrugor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme i adresohet subjekteve juridike që kryejnë transport të udhëtarëve për nevojat e tyre,
Qeveria njoftoi se seanca e 60-të do të vazhdojë të mërkurën, nesër.










