Qeveria zgjodhi shefin e policisë dhe të shërbimit sekret, asnjëri shqiptar

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen që po vazhdon edhe më tej ka zgjedhur drejtorët e lartë të MPB.

Goran Nikollovski, inspektor karriere është zgjedhur drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe Lazo Velkovski i Drejtorisë së Sigurisë Publike.

Nikollovski deri tani ka kryer detyrën e kryeshefit të një sektori në DSK, por ai erdhi në këtë detyrë nga koha para zgjedhjeve kur aty ishte Oliver Spasovski.

Ndërsa Lazo Velkovski ka qenë kryeshef i SPB në Shkup.

Edhe pse ishte paralajmëruar, sërish asnjë kuadër shqiptarë nuk është zgjedhur në njërën nga këto detyra, edhe pse ishte paralajmëruar dhe trumpetuar nga partitë shqiptare gjatë zgjedhjeve./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu