Qoku: Artan Grubi “bedel” i Bujar Osmanit

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoni, njëherë edhe mbështetës i opozitës shqiptare në RMV, Bekim Qoku ka kritikuar mënyrën se si BDI promovoi Bujar Osmanin si kandidat për president, përcjell TV21. Qoku thotë se kreu i BDI-së shpalli kandidaturën e Osmanit, derisa ky i fundit nuk ishte prezent në konferencë për shtyp.

“Është pak çudi që në konferencën për shtyp të Ali Ahmetit ku u prezantua kandidati për president, mungonte vetë kandidati! Aty, në vend të Bujar Osmanit, u duk Artan Grubi si bedel i tij. A e konfirmon mungesa e kandidatit në konferencë konstatimin e Ali Ahmetit që Bujari është frikacak? Që e ka zënë të ngratin tmerri që në fillim? Mbase duhet ta kuptojmë Bujarin, sepse nuk është kollaj t’i dalësh fer Arben Taravarit, kur e dimë faktin që ai ka shkel secilin që i ka dalë përpara në zgjedhje. Bujari na del si “Runaway bride”, si nusja që nga frika nuk paraqitet para altarit”, shkruan Qoku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu