Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku në Click Plus në TV21, duke folur për aktualitetin politik, foli edhe për sfidat e Qeverisë. Qoku tha se sfidë kanë pasur ta fitojnë BDI-në, duke shtuar se BDI-në VLEN-i e fitoi tash sfidat janë te problematikat, si papunësia, mungesa e ujit….
Bekim Qoku: Në atë kohë BDI-në e kishëm si sfidë, atë e mundëm. Tani edhe kjo është pak problematike sepse na duhet nxitje, zakonisht përbashkues është të kesh një kundërshtar të përbashkët që të bën bashkë. Duhet ta kesh ose mbretin ose kundërshtarin që i përbashkon.
TV21: Kë e ka VLEN-i mbret?
Bekim Qoku: Tani kundërshtar s’kemi më. Kundërshtar tani kemi problematikat, kemi papunësin, kemi mungesën e ujit, problemin e ndotjes së ajrit, pagat e ulta, kemi problemin e ikjes, këta janë sfidat që i ka VLEN-i. Mbret nuk kemi.
Qoku ka folur për Taravarin dhe ASH duke theksuar se ai iku nga VLEN ndërsa më pas është përzënë nga Qeveria.
“Isha dëshmitar në një takim në Qeveri ku u vendos që o ai o ne si VLEN në Qeveri. Sepse ai donte edhe mr BDI edhe me Qeveri. Ai nuk doli, por e përzumë nga Qeveria”, theksoi Qoku.










