Qoku: I dashur Ziadin, nëse je aty ku ke qenë, me sinqeritet të plotë të ftoj të vish tek VLEN

Bekim Qoku nga VV dhe koalicioni VLEN përmes një postimi i është adresuar Ziadin Selës, kreut të njërit prej krahëve të ASH-së, i cili ka theksuar se ASH duhet të vendos se si do të veprojë për koalicionimet, ose ti bashkohet ndonjërit bllok politik ose të abstenoj në këto zgjedhje.

Ja porosia e tij në rrjetet sociale:

Miku im i vjetër, Ziadin Sela, e dëgjova sot deklaratën tënde, se je i detyruar të zgjidhësh mes dy blloqeve shqiptare.
I dashur Ziadin, nëse je aty ku ke qenë, me sinqeritet të plotë të ftoj të vish tek VLEN. Ti nuk i takoni asaj fotografie të turpshme që u shpërnda dje. Eja tek VLEN, do ta gjesh respektin e merituar dhe nderin e duhur. E them këtë ngaqë dua të të shoh si pjesë të fitores së madhe. Aq sa njihemi, mund të them se jam thellësisht i bindur që rruga e drejtë është ajo me ne. Unë e di se ka argumente për ta kritikuar këtë koalicion, por nuk mund të gjej asnjë që e përligj “Frontin” e Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Musa Xhaferit. Ti je mbrujtur nga lënda opozitare. Vendi yt është në krahun tim, aq sa vendi im në krahun tënd.

Të fala të sinqerta nga niku yt i vjetër, nga Bekimi i Vetëvendosjes, dhe nga VLEN!”, ka shkruar Qoku.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu