Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon se ka përplasje mes katër liderëve të koalicionit VLEN, përcjell TV21. Qoku thotë se liderët e çojnë mirë me njëri-tjetrin dhe e kanë vështirë që ta zgjedhin më të mirin për lider të VLEN, në rast se koalicioni shndërrohet në subjekt politik.

“Nuk ka përplasje, dhe do e them disi në formë pak a shumë ironie, do të them shpesh që në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë, sepse ndonjëherë duhet të kesh ndonjë përplasje, për të dalë diçka, por liderët e VLEN-it aktualisht kanë një harmoni të plotë dhe kanë një komunikim jashtëzakonisht pozitiv dhe në frymën e konstruktivitetit. Mbase kjo, edhe njëherë…mund të jetë një shpjegim, që kalojnë më, kalojnë aq mirë katër liderët, sa që shpesh nuk e shohin të arsyeshme për të gjetur më të mirin prej tyre dhe kjo është e vështirë”, tha Qoku./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu