Quni fitoi edhe një betejë me jetën, pësoi infarkt dhe ka vënë stendat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëheresh nënkryetar i këtij subjekti, Anton Quni sot ka falëndëruar doktorin Lulzim Brovina, i cili ia ka shpëtuar jetën.

Quni në llogarinë e tij në “Facebook”, e kishte falëndëruar këtë doctor, por pa dhënë detaje se nga çfarë sëmundje e ka shpëtuar.

Burime bëjnë me dije se zyrtari i lartë i LDK-së kishte pëshuar infarkt dhe i janë vendosur stendat.

Më poshtë mund ta gjeni statusin e publikuar në “Facebook”, të Qunit:

“Shpëtimtari im

Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë.

Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme.

Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë!”, ka shkruar Quni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu