Qytetarët e Dojranit në referendum votuan kundër minierave

Qytetarët e Dojranit në referendumin lokal dje votuan kundër vazhdimit të punës së minierës “Kazandol” dhe hapjes së minierave tjera në rrethinën e tyre.

Prej gjithsej 2.747 votuesve të regjistruar, në referendum kanë dal 51,22 për qind, prej të cilëve në pyetjen e parë të referendumit kundër kanë votuar rreth 95 për qind e votuesve të dalë, kumtoi Mitko Andonov, kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, njofton InfoShqip.

Në pyetjen e dytë të referendumit, kundër hapjes së minierave në territorin e komunës së Dojranit, kanë votuar rreth 52 për qind e votuesve të dalë. Sipas Andonovit, në dy pyetjet e referendumit pesëdhjetë qytetarë të Dojranit kanë votuar “për”, njëzet fletëvotime kanë qenë tëpavlefshme, ndërsa të papërdorura kanë mbetur 1340 fletëvotime.

Pas Gjevgjelisë dhe Bogdancit, Dojrani është komuna e tretë nga Maqedonia juglindore që është deklaruar kundër hapjes së minierave në rrethinën e tyre./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu