Qytetarët kot nuk denoncojnë për korrupsion, Komisioni Antikorrupsion 10 vite në gjumë

Gjatë dekadës së fundit për dhjetëfish është ulur numri i rasteve të denoncimit të rasteve korruptive nga ana e qytetarëve në adresë të Komisioni Anti-korrupsion. Kjo sipas Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar nënkupton se besimi i qytetarëve tek institucionet po shënon rënie.

Derisa në vitin 2007 ka pasur 1.114 raste të paraqitura, në vitin 2015 janë vetëm 127 raste. Gonçe Jakolveska, drejtoreshë e kësaj organizate thotë se të dhënat tregojnë për rënie drastike të denoncimeve.

“Projektin të cilin e zbatoi Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar është i drejtuar kah institucionet por edhe kah qytetarët. Ky bashkëpunim duhet të rritë transparencën dhe llogaridhënia e Komisionit për Anti-Korrupsion, kurse në anën tjetër të ngritët vetëdija e qytetarëve për rezultatet e punës së këtij institucioni”, u shpreh Jakovleska.

Në këtë raport thuhet se Antikorrupsioni shumë pak ka ndjekur gjendjen e pasurisë së funksionarëve, ndërsa ka rënie drastike edhe të kërkesave për ndjekje penale për korrupsion në nivele të larta. Po ashtu nënvizohet se Komisioni Anti-korrupsion nuk ka përgatitur raport për keqpërdorimet e mundshme të buxhetit të shtetit dhe të mjeteve nga fondet publike për fushatat parazgjedhore ose financimin e zgjedhjeve dhe aktiviteteve tjera politike.

“Komisioni ka përgjegjësi të luftoj korrupsionin në Maqedoni, gjegjësisht të ndaloj korrupsionin në procesin e zgjedhjeve, të partive politike, në ndalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesit në kryerjen e autorizimeve publike të personave të përzgjedhur dhe të emëruar. Gjithashtu të ndaloj korrupsionin në sindikata, shoqata dhe fondacione”, tha Marija Sazdevski, Koordinatore e projektit.

Sipas këtij raporti, buxheti i Komisionit Anti-korrupsion është rritur nga 150 mijë euro në vitin 2007, në gjysmë milioni dhjetë vite më pas. Por, ky hulumtim ka nxjerr në pah se performaca e punës së Komisionit për Anti-Korrulspion nuk është rritur ashti siç është ngritur buxheti ndër vite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu