Qytetarët nuk mund të mbulojnë shpenzimet për ushqim

Nje klient duke marre kuponin tatimor ne nje supermarket prane zones se 21 Dhjetorit. Qe nga data 1 shtator qeveria ka nisur nje aksion per luften kunder informalitetit./r/n/r/nA customer taking tax receipt at a supermarket near the area 21 December. Since September 1, the government has launched an action for the fight against informality.

Numri i madh i qytetarëve nuk mund të mbushin të plotë shpirten e konsumatorit, sipas vlerësimeve që i bëjnë institucionet relevante dhe sindikatat. Për KLAN MAQEDONI, qytetarët thonë se çmimet janë tepër të larta derisa pagat e vogla.

“Shumë shtrejtë vallahi, shumë, pyet andej pyet këndej, nuk di njeriu çfarë të marrë. Jam duke u habitur, marrë pension 13mijë denar nuk di çfarë të bëjë, as për rrymë as për asgjë nuk mjaftojnë. Vallahi shumë problem”.

“Çmimet e larta. Njerëzit nuk kanë, pa punë, pa rroga, si të jetojmë, për ne jetesa është bërë e vështirë. Çfarë të marrim përpara, duhet veshja mbathja, shtëpia do. Rrogat janë shumë të dobëta”.

“Çmimet diku lartë diku poshtë, nejse mora pak. Me 6.000 denarë dal të blej. Vetëm 6.000 denarë ndihmë sociale marrë. Me ato para nuk mbijetohet por shteti ka marrë teposhtën, ishte i pari mbeti i fundit”.

Disa nga qytetarët thonë se çmimet janë më të larta edhe se në shtetet europiane.

“Nuk ke çfarë të pyesësh, kjo është katastrofë. Çmimet i ki më të larta se në perëndim. Duhet të lësh shumë gjëra, të jetosh më thjesht, përndryshe çmimet janë në qiell. Edhe nëpër markete çmimet i ke më të larta se në perëndim”.

“Çmimet nuk janë të larta janë mjaftueshëm, por rrogat janë të ulëta njerëzit nuk kanë para. Me një rrogë nuk mund t’ja dalësh në muaj. Ka shtrenjtë por ka edhe lirë ai që ka para e merr më shtrenjtë, ai që s’ka merr më lirë. Çfar janë 300 euro rrogë, harxhime bënë një mijë euro, rryma, uji, telefoni, haja, pija, mjeku. Problem jeta është bërë”.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, njoftuan se vlera e shportës minimale sindikaliste krahasuar me atë të muaji paraprak është rritur për 641 denarë. Në dhjetor të vitit të kaluar ajo ishte ishte 56.522 denarë , ndërsa për janarin e këtij vitit arrin 57.163 denarë. Nga Sindikata shtojnë se pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat duhet të vazhdojnë të rriten për të parandaluar një eksod të fuqisë punëtore, kjo për shkak se vetëm brenda një viti janë larguar nga vendi 12.200 punëtorë ndërtimi dhe e njëjta situatë është edhe në sektorin e hotelierisë dhe turizmit./KlanMacedonia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu