Qytetarët shqiptarë do të udhëtojnë drejt Kinës pa viza

Qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Kinës pa viza sipas marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve, raporton Radio Televizioni Shqiptar, referuar një njoftimi të kryeministrit shqiptar Edi Rama në rrjetet sociale, transmeton InfoShqip.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Rama publikoi fotot e ambasadorit kinez në Shqipëri Zhu Ding dhe zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Maggie Fino dhe theksoi se ajo hyn në fuqi pas 30 ditësh.

Qytetarët shqiptarë tashmë mund të vizitojnë lirisht 116 vende të botës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu