Rada Trajkoviq e përgëzon Kurtin: Qytetarët i kanë shpresat te ju dhe premtimet tuaja

Rada Trajkoviq nëpërmes të Twitter-it e përgëzoi Albina Kurtin për zgjedhjen e tij si Kryeministër dhe deklaroi se pas dy dekadash të sunduara nga njerëz që jetojnë në të kaluarën, duke thelluar ndarjet, Kosova po fillon nga e para.

Trajkoviq ka shkruar në postim se qytetarët e të gjitha grupeve etnike i kanë shpresat te Albin Kurti dhe premtimin e tij për drejtësi dhe barazi për të gjithë.

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si kryeministër. Pas dy dekadash sundimi nga njerëzit që jetonin në të kaluarën, të cilët shfrytëzuan dobësitë tona dhe punuan për ndarje të mëtejshme, Kosova po fillon nga e para. Qytetarët e të gjitha grupeve etnike i kanë shpresat te ju, premtimin tuaj për drejtësi dhe barazi për të gjithë”, ka shkruar Trajkoviq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu