Raiola: Pogba mund të kthehet te Juventusi, te ‘Zonja e Vjetër’ kanë keqardhje që nuk e morën Donnarumman

Agjenti i njohur Mino Raiola është kthyer të flas për dy nga klientët e tij më prestigjiozë, Gigio Donnarumma dhe Paul Pogba.

Ai ka thënë se Gio është startues te PSG, ndërsa thotë se shumë klube përfshirë edhe Juventusin kanë keqardhje që nuk e afruan.

“Më vjen keq për mënyrën se si u trajtua Gigo. Ai ka bërë një zgjedhje të jetës, nuk ka pasur tradhti”.

“Ai mund të largohej katër vjet më parë dhe nuk e bëri atë. Nëse ishte pranë Juventusit? Unë mendoj se Juventus ende ka një keqardhje të madhe që nuk e mori. Dhe jo vetëm JuventusI. Nuk ka luftë mes Gigio dhe Navas në PSG, Gigio do të luajë”, ka thënë agjenti italo -holandez për Rai.

Ai pastaj u ndal te e ardhmja e Paul Pogbas që në çdo afat kalimtar ëshë i lidhur me Juventusi.

“Kontrata e Pogba përfundon vitin e ardhshëm. Ne do të flasim me Manchester United dhe do të shohim. Torino ka mbetur në zemrën e tij. Mundësia që ai të kthehet në Juventus është, por gjithashtu varet edhe nga Juve”.

Në fund Mino Raiola sulmoi FIFA-n, duke thënë se ata besojnë që janë mësuesit e futbollit, duke prodhuar gjithmonë vetëm polemika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu