Florida u mhanit sot nga hedhja në Mars e super raketës, me një fuqi të barabartë me më shumë se 18,700 avionë.
Themeluesi i Tesla, Elon Musk ka postuar në rrjetet sociale një animacion mahnitës, teksa zbuloi se si ai do të niste sot makinën e tij elektrike drejt planetit Mars, teksa ajo qëndron në bordin e raketës SpaceX, më e fuqishmja e prodhuar ndonjëherë në historine e botës.
Miliarderi, i cili është CEO i kompanisë SpaceX të raketave private, tregoi se anija kozmike e Falcon Space mbajti në bordin e saj një Tesla Roadster të kuqërremtë, të vitit 2008 në një udhëtim miliarda vjeçar në hapësirë. /albeu.com/










