Raketat ruse godasin qytetin e lindjes së Zelensky

Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se raketat kanë shkatërruar një arsenal të madh të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih.

Në këtë qytet ka lindur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass.

Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se sistemet ruse të mbrojtjes kundërajrore rrëzuan një avion luftarak ukrainas SU-25 në Dnipro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu