Rakipi pyet Lubonjën: Ti ke thënë që Ilir Meta është bandit po tani që e ke përballë? ,Analisti surprizon me përgjigjen

Në mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Të pa eskpozuarit”me moderator Ylli Rakipin ishte i ftuar Kreu i Kuvendit Ilir Meta. përballë një paneli anlistësh si Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Cim Peka.

Kreu i Kuvendit dhe në cilësinë e Kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim është vendosur dhe për një ballafaqimi me analistin Fatos Lubonja që shpesh herë në media thotë hapur se Meta është bandit, i korruptuar etj.

Ti ke thënë që Ilir Meta është i korruptuar dhe bandit po tani që e ke përballë ke për t’i thënë dicka?!-pyeti Rakipi analistin.
Lubonja ndryshe nga sa pritej thotë:

Jo unë s’kam thënë ashtu, unë kam thënë që janë të gjithë ata. Por për të ditur një gjë unë e kam mbështetur lëvizjen e Metës (analistet ironizojnë duke murmuritur) Po, po e kam mbështetur-ka thënë Lubonja./Shqiperiaime.al


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu