Rakiq: Edhe sa do të jetojnë fëmijët serbë në Kosovë me frikën se do t’i sulmojë dikush në rrugë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq ka thënë se është duke u ushtruar dhunë ndaj komuniteti serb në Kosovë.

Rakiq ka thënë se ajo që po ndodh në ditët e fundit është e papranueshme dhe se kjo lloj dhune që sipas tij po ndodh duhet të ndalet menjëherë.

“Katër ditë më parë, dy të rinj serbë u sulmuan me shishe në hapësirën e një kafeneje në Mitrovicën e Veriut, natën e kaluar kemi pasur të shtëna, pas kësaj një sulm ndaj një të riu serb në Graçanicë i cili ishte në shoqërinë e një vajze dhe motrës së tij. Çfarë duhet të presim më tej dhe a duhet të jetojnë fëmijët tanë në rrethana në të cilat ata nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta nëse dalin në rrugë? Unë mendoj se ky është një alarm për institucionet kompetente për të reaguar dhe parandaluar dhunën. Duke rrezikuar sigurinë, dëme të mëdha u janë shkaktuar aspiratave tona që të gjithë të jetojnë në një mjedis të lirë dhe paqësor,” citohet të ketë thënë Rakiq.

Ai ka kërkuar edhe reagimin e institucioneve ndërkombëtare.

“Unë gjithashtu u bëj thirrje përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare të investojnë në përpjekjet e tyre dhe të kontribuojnë në qetësimin e incidenteve të shpeshta, sepse është thelbësore që të gjithë të jetojmë të qetë në Kosovë,” ka përfunduar ai.


1 Koment

  1. Po qe se ishte frigue dikush nga ju Serrbet nuk i kishit vra e perzon Shqipetaret nga Banesat e tyre ne Mitrovic. E mos te flasim per Masakrat e pa numerta prej 1389 e deri me 12 Qershor 1999.
    Vetem ata qe e kane Ndergjegjjen e papaster kane Frig te vertet. Kurse ju aktroni „thue se keni Frik „ pasi qe para EU dukeni te viktimizuar dhe moralisht perkraheni. Kete dini shum mir qe nga Rasti i Martinoviqit i cili e kishte shti Shishen ne bir te Bothes se tij, per te propagandue se ja kan fut Shqiptaret. Por edhe ky me von u demaskue.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu