Rakiq: Qeveria po e shkel marrëveshjen e Brukselit, i bashkohemi opozitës për ta rrëzuar

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha pas takimit me ambasadorin amerikan, Joefferey Hovenier, se i dëgjoi me vëmendje porositë e tij për çështjen e reciprocitetit, por se sipas tij, vendimi i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Rakiq për Klan Kosovën deklaroi se me ujdinë e Brukselit, ndalesat eventuale mund të vlejnë vetëm për palët e treta që hyjnë në Kosovë, ose për ndonjë makinë me targa të Serbisë, por jo edhe për ato të serbëve të Kosovës.

Ministri për Kthim dhe Komunitete tutje shtoi se Lista Serbe e synon rrëzimin e Qeverisë Kurti, dhe se për këtë qëllim bëri me dije se rreshtohet edhe me opozitën.

Ai pranoi se me kryeministrin Kurti nuk e ka pasur asnjë takim gjatë dhe pas zhvillimeve të 31 korrikut e 1 gushtit në veri të vendit.

Në anën tjetër, ambasadori Hovenier para mediave deklaroi se në takimin me ministrin Rakiq ka përmendur pozicionimet e SHBA-së për disa çështje, përfshirë këtu edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Sipas tij, vendimet janë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

Ia rikujtova atij disa qëndrime të SHBA-së për këto çështje që përfshinë masat për reciprocitetin nga Qeveria e Kosovës që deshi t’i fuste në fuqi, nga perspektiva jonë janë konsistente me marrëveshjet e Brukselit dhe legjitime”, është shprehur ambasadori para gazetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu