Gjatë takimit të sotëm në Pejë të dy qeverive shqiptare, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se taksa 100 për qind kundrejt Serbisë duhet të vazhdojë si shenjë hakmarrje për atë që po bën Serbia kundrejt Kosovës politikisht dhe jo si një luftë ekonomike, apo për përfitime ekonomike.
Ai theksoi se kjo taksë duhet të qëndrojë ndërkohë ajo mes Shqipërisë do të bëhet 0, dhe dogana e vetme të jetë ajo në portin e Durrësit, pas 1 janarit të 2019. Gjithashtu, ai tha të njihen të gjitha dokumentacionet e Republikës së Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, përderisa flasim një gjuhë nuk ka kuptim të përdoren dy palë dokumentash.










