Rama: Aeroporti në Kukës do të sigurojë linja që s’i ka as Tirana dhe nuk do t’i ketë as Prishtina

Kryeministri Edi Rama, nga Kukësi deklaroi se Partisë Socialiste i duhet një mandat i tretë, pasi sipas tij nuk mund të zmbrapset tani në rrugën që ka nisur. Rama gjatë fjalës së tij i bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen Partisë Socialiste për të sjellë më shumë projekte të reja.

Gjithashtu ai theksoi se puna në aeroportin e Kukësit vazhdon dhe se do të krijohen mundësi ekonomi për shumë familje, me zhvillimin e aktiviteteve të reja.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Shumëkush pyet përse na duhet një mandat i tretë? Përse unë kërkoj së bashku me skuadrën time një mandat të tretë për PS? Kjo për një arsye të thjeshtë, sepse kthesa që kemi marrë dhe tani kemi hyrë thellë për të dalë në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër nuk mund të zmbrapset, sot kur gjithçka ka filluar të marrë formë si ky aeroport. Përfytyroni sikur PS e lë në mes këtë punë do të ndodhë më Shqipëri e njëjta gjë që ndodhi me rrugën e Kombit.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu