Në Kotor të Malit të Zi po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), ku po diskutohet për Planin e Rritjes për këtë rajon, përcjell TV21. Në fjalimin e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ankua për motin me shi, duke thënë se priste diellin legjendar të Kotorit.
“Më lejoni së pari, mbi të gjitha të shpreh zhgënjimin tim të madh ndaj Malit të Zi që na ofroi shi gjerman, në vend të diellit të vet legjendar. Nuk e di çfarë ka ndodhur por shpresoj që do të merret edhe kjo parasysh, si një lojë jo e ndershme e Malit të Zi kundrejt të gjithëve ne. Jam i sigurt që kjo mund të kënaq gjermanët, por nuk duhet dhe nuk mund të jetë kështu. Megjithatë, të vish në gjirin legjendar të Kotorit është një kënaqësi e madhe”, tha Rama.










