Rama: E krijuam ndërmarrjen e re të pastrimit, qeveria na bllokoi, ne gjejmë zgjidhje

Kryeqyteti ka miratuar themelimin e ndërmarrjes së re komunale të pastrimit, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka dhënë vlerësim negativ për këtë vendim, duke penguar, sipas tij, një zgjidhje të rëndësishme për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

Kryetari Rama ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke theksuar se komunat të Obiliqit dhe Fushë Kosovës kanë themeluar ndërmarrje të ngjashme, ndërsa një iniciativë e tillë po i pamundësohet Kryeqytetit.

“E krijuam kompaninë e re komunale të pastrimit, ashtu siç kanë vepruar edhe Obiliqi e Fushë Kosova.

Por Prishtinën e bllokuan. MAPL-ja e ka kthyer vlerësimin negativ!”, deklaroi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu