Rama flet për herë të parë pas fitores së zgjedhjeve: Më provoni vetëm në timon!

Si e sheh Edi Rama rezultatin e 25 qershorit që i dha fitoren me 74 mandate deputetësh të zgjedhjeve parlamentare.

I ftuar në Top Story, kryeministri tha se tashmë përgjegjësia e qeverisë është më e madhe për të përmbushur kërkesat e shqiptarëve. Ai theksoi se vendi i tij është vetëm në timon, duke nënkuptuar kështu pushtetin, që tashmë e ka i vetëm pa pasur nevojën e forcave politike në koalicion.

“E kam përjetuar si një peshë të madhe përgjegjësie që ndjehet gjithmonë e më shumë dhe më e madhe. E besoj që fitorja është e shqiptarëve, ndërsa e imja është vetëm barra e jashtëzakonshme e përgjegjshmërisë. S’e kemi kërkuar me zor, e kemi kërkuar, njerëzit na e kanë dhënë se besojnë se ne meritojmë të provohemi vetëm në timon”, u shpreh Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu